Presidenti Meta nis një vizitë shtetërore në Kosovë

43
Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta nisi sot një vizitë shtetërore dyditore në Republikën e Kosovës me ftesë të homologut të Tij, Hashim Thaci.
Presidenti Meta do të zhvillojë takim kokë më kokë me Presidentin Thaci, më pas do të kryesojë bisedimet dypalëshe mes delegacioneve respektive zyrtare, ndërsa do të takohet edhe me Kryeministrin Ramush Hajradinaj, me Kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli dhe Zëvendëskryeministrin e Parë dhe Ministrin e Jashtëm Behgjet Pacolli.
Vizita e parë shtetërore e Presidentit të Republikës së Shqipërisënë Kosovë përmban edhe takimi me krerët e partive parlamentare si dhe homazhe te Varri i Presidentit Ibrahim Rugova dhe në Kompleksin e Memorialit “Adem Jashari” në Prekaz-Skënderaj.