Presidenti Meta në takim me zv/kryeministrin e Kosovës Fatmir Limaj/ Kosova e meriton heqjen regjimit të vizave me BE-në

431
Sigal

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, ka zhvilluar një takim me zv/kryeministrin e Kosovës Fatmir Limaj.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë presidenti Meta me një postim në faqen e tij në Facebook.

Limaj e ka informuar presidentin Meta për një sërë marrëveshjes me të cilat kanë rënë dakord dy qeveritë.

Postimi i plotë i presidentit Ilir Meta:

Takim i përzemërt me Zv/Kryeministrin e Kosovës, Fatmir Limaj, i cili më njohu me dakordësinë e arritur dje ndërmjet dy qeverive për zbatimin e një sërë marrëveshjesh që do ta forcojnë më tej bashkëpunimin midis vendeve tona.

Vlerësuam mbarëvajtjen e zgjedhjeve të pjesshme vendore të zhvilluara së fundmi në Kosovë.

Kosova e ka merituar prej kohësh heqjen e regjimit të vizave me Bashkimin Europian, duke i përmbushur tërësisht të gjitha kriteret.

Forcimi i mëtejshëm i partneritetit të Kosovës me SHBA dhe BE, garanton integrimin euroatlantik të saj dhe konsolidon sigurinë në rajonin tonë.