Presidenti Meta në takim me Kryetarin e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut

497
Sigal

Ilir Meta takoi sot Kryetarin e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.

Gjatë këtij takimi Meta e falenderoi Xhaferin për rolin kyç të shqiptarëve në garantimin e proceseve integruese të Maqedonisë së Veriut, gjë  që u shpreh qartë  në zgjedhjet e fundit presidenciale.

 

“Kënaqësi të takoja sot Kryetarin e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, z.Talat Xhaferi. E falënderova për rolin kyç të shqiptarëve për garantimin e proceseve integruese të Maqedonisë së Veriut, që u shpreh qartë edhe në zgjedhjet e fundit presidenciale.
Vlerësova edhe drejtimin e tij gjithëpërfshirës në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut duke garantuar të drejtat e opozitës dhe pjesëmarrjen e plotë të saj në jetën institucionale dhe demokratike të vendit.”- shkruan Meta.