Presidenti Meta në takim me krerët e Bosnje – Herzegovinës: Vullnet për hapjen e ambasadave respektive

487
Sigal

Presidenti Meta takon Kryetarin e Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Milorad Dodik dhe Anëtarin e Presidencës, Šefik Džaferović.

Kryetari i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Milorad Dodik për herë të parë në Shqipëri.

Ilir Meta shkruan se “prania e tyre në Samitin e Brdo-Brijunit në Tiranë, kontribut i çmuar për një rajon të orientuar qartë ndaj vlerave europiane”

Shprehëm vullnetin e përbashkët për hapjen e ambasadave respektive në të dy vendet tona- theksoi Meta.

“Kënaqësi të takoja sot Kryetarin e Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Milorad Dodik dhe Anëtarin e Presidencës, Šefik Džaferović.
Prania e tyre në Samitin e Brdo-Brijunit në Tiranë, kontribut i çmuar për një rajon të orientuar qartë ndaj vlerave europiane.
Shprehëm vullnetin e përbashkët për hapjen e ambasadave respektive në të dy vendet tona.
Besimplotë për të ardhmen e shkëlqyer të marrëdhënieve midis Shqipërisë e Bosnjë dhe Hercegovinës.”- shkruan Meta