Presidenti Meta në Hungari, takohet me kryeministrin Viktor Orban

507
Sigal

Presidenti Ilir Meta ndodhet prej dy ditësh në Hungari, ku po zhvillon takime të nivelit të lartë, në atë që shihet si një vizitë për të rrëmbyer edhe një po për çeljen e negociatave të anëtarësimit me BE në 28 qershor.

Sot nëpërmjet Facebook, Kreu i Shtetit ka njoftuar se ka pasur një takim konstruktiv me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban.

“I nderuar të takoja dhe të diskutoja me kryeministrin hungarez, mikun tim dhe të shqiptarëve, Viktor Orban. I impresionuar nga mbështetja e tij e fortë për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE të Shqipërisë. Partnerë në NATO dhe partnerë të ardhshëm në BE”, shkruan Meta në FB.

“Të dëshiruar ta shohim në Tiranë gjatë Vitit të Skënderbeut“, vijon më tej Presidenti, duke zbardhur atë që duket të jetë një ftesë për një vizitë të mundshme të Orban në Tiranë.