Presidenti Meta në bukuritë natyrore të Martaneshit

543
Sigal

Presidenti Ilir Meta ka publikuar në Facebook disa foto nga shpella e Vladit, një vend piktoresk që ndodhet në zonën e Martaneshit.

“Në një peizazh të bukur malor, midis Bizës dhe Martaneshit, ndodhen disa monumente natyrore, siç është edhe shpella e Valit. Kënaqësi të takoja eksploratorë të huaj dhe vendas të shpellave, të cilët ashtu si edhe unë, ishin mrekulluar nga ky atraksion turistik”,- shkruan kreu i shtetit.