Presidenti Meta/ Në Ballkan çdo komb është diku shumicë dhe diku pakicë, e vetmja zgjidhje është bashkëjetesa dhe respektimi i standardeve europiane për pakicat

79

Presidenti Meta ka mbajtur sot në konferencën me temë: “Sfidat e Sigurisë në Ballkan dhe roli i aktorëve të jashtëm në kohën e tranzicionit euroatlantik”  një fjalim të fortë dhe kritik ndaj disa fenomenëve dhe aktorëve politikë vendas dhe të huaj. Ai foli gjithashtu dhe mbi konceptin e kombit ku theksoi-“E vetmja zgjidhje është bashkëjetesa dhe respektimi i standardeve europiane për pakicat”.

 

Në Ballkan çdo komb është diku shumicë dhe diku pakicë. E vetmja zgjidhje është bashkëjetesa dhe respektimi i standardeve europiane për pakicat. Ne e dimë shumë mirë se çfarë ka ndodhur në Ballkan. Qindra mijëra njerëz u vranë dhe asnjë centimetër kufi nuk u ndryshua.