Presidenti Meta në asamblenë e OKB, takohet edhe me Presidentin e Argjentinës Mauricio Macri

198
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ndodhet në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku po merr pjesë në sesionin e 73 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Dje Presidenti Meta u takua edhe me Presidentin e Argjentinës, Mauricio Macri, ku diskutuan për të ardhmen e marrëdhënieve dypalëshe. Presidenti Meta i  uroi Presidentit të Argjentinës suksese në reformat ekonomike që ka ndërmarrë. I pranishëm në sesionin e 73 të AP të OKB-së Meta thotë se Shqipëria është e përkushtuar ndaj paqes. “Filloi sesioni i 73-të i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Shqipëria e përkushtuar ndaj paqes, qëndrueshmërisë dhe zhvillimit në rajonin e Evropës Juglindore dhe botës mbarë.”- thotë Presidenti Ilir Meta. Ditë më parë, Presidenti Meta mori pjesë në Samitin e Presidentit amerikan, Donald J. Trump për problemet botërore të drogës, përshëndeti edhe në Samitin e Paqes “Nelson Mandela” në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, si edhe ishte i pranishëm edhe në meshën e mbajtur në kishën katolike shqiptare “Zoja e Shkodrës”.