Presidenti Meta: Ndihma e shqiptarëve për hebrenjtë, shembull frymëzimi

504
Sigal

Presidenti Ilir Meta shprehet se ndihma që dhanë shqiptarët në mbrojtje të jetëve të hebrenjve duhet ë shërbejë si shembull frymëzimi për të gjithë botën.

Këtë deklaratë kreu i shtetit e bëri pas takimit që zhvilloi me Benjamin (Benjy) Neumann dhe bashkëshorten e tij Ellie, të cilët i kushtuan një libër besës shqiptare.

Postimi i Metës:

Mbrojtja dhe shpëtimi i hebrenjve nga populli shqiptar, gjatë periudhës së errët të Holokaustit, është një shembull frymëzues mbarëbotëror.

Këtë akt fisnik të Besës shqiptare, një nga elementët thelbësorë të karakterit tonë kombëtar, e dëshmon më së miri edhe libri mbresëlënës: “Shpëtim në Shqipëri – Kujtimet e një vajze hebreje nga Hamburgu”.

E falënderoj Benjamin (Benjy) Neumann dhe bashkëshorten e tij Ellie për këtë libër-dëshmi të Besës shqiptare, që nuk do të ishte shkruar në rast se e ëma e tij, Johanna Jutta Neumann, të mos kishte gjetur strehë në vendin tonë gjatë Luftës së Dytë Botërore, në Durrës, Berat, Lushnje e në Tiranë. 🇦🇱🤝🇮🇱”.