Presidenti Meta nderon “Ditën Ndërkombëtare të Kujtesës”

419
Të shtunën përkonte “Dita Ndërkombëtare e Kujtesës”, për hebrenjtë e vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore nga nazizmi. Këtë ditë e ka nderuar edhe Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta. Presidenti Ilir Meta ka dhënë një mesazh për këtë ditë. Meta shkruan se nuk duhen harruar viktimat në mënyrë që të mos përsëritet shkelja e të drejtave të njeriut.

“Në Ditën Ndërkombëtare të Kujtesës, i bashkangjitem nismës globale për të mos harruar viktimat e Holokaustit në mënyrë që antisemitizmi, mungesa e tolerancës dhe shkeljet e të drejtave të njeriut të mos përsëriten kurrë më”, shkruan Presidenti Ilir Meta në Facebook, duke e shoqëruar edhe me foton e mëposhtme.
Sigal