Presidenti Meta: “Mos lejoni që Shqipëria të vuajë dimrin demografik të Europës”

523
Sigal

Nga Ilir Meeta

Është fakt që terrorizmi dhe ekstremizmi fetar lindin kryesisht nga varfëria, kushtet e vështira të jetesës, emigracioni i detyruar ekonomik, mungesa e mundësive, dhe kur shpresa për të ardhmen shuhet nga keq-qeverisja. Qeveritë duhet të krijojnë më shumë vende pune, të sigurojnë arsim të mirë, të hartojnë ligje që promovojnë harmoninë fetare dhe që mbrojnë të drejtën e lirisë së fesë. Ne po përballemi me një nivel të lartë emigracioni, eksodin e rinisë sonë dhe mungesën e mundësive, si rrjedhojë, duke i bërë vulnerabël komunitete dhe shtresa të caktuara.
“Mos lejoni që Shqipëria🇦🇱 të vuajë dimrin demografik të Europës”, na ka porositur Papa Françesku.