Presidenti Meta: Mirënjohje për këngëtaren Bebe Rexha

463
Sigal

Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar këngëtaren amerikane me orgjinë shqiptare Bebe Rexha, e cila ndodhet sot në zonat e prekura nga tërmeti dhe ka bërë thirrje për solidaritet ndërkombëtar me personat e prekur nga tragjedia.

“I jam shumë mirënjohës Bebe Rexhës, artistes me fame botërorë, e cila ka vendosur zemrën e saj në aksion për të ndihmuar rikthimin në normalitet të jetës së banorëve të prekur rëndë nga tërmeti.

Shumë faleminderit Bebe Rexha për këtë solidaritet, për ndihmën konkrete për të rindërtuar dy shtëpi të shkatërruara në Bubq dhe Bizë (Ishëm), dhe mbi të gjitha për sensibilizimin që po i bën opinionit ndërkombëtar për t’i kthyer sytë nga kjo tragjedi dhe për përballimin e kësaj krize humanitare. Krenaria jote si shqiptare na jep forcë të gjithëve!”,- shkruan kreu i shtetit në mesazhin e tij.

Gepostet von Ilir Meta am Montag, 2. Dezember 2019