Presidenti Meta: Mirënjohje dhe vlerësim për sportistët e mëdhenj shqiptarë

614
Sigal

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin social, në lidhje me rezultatin historik të Shqipëri-gjermani, para 51 vitesh.

Statusi i plotë i Presidentit Ilir Meta

Si sot 51 vite më parë, Shqipëri-R.F.Gjermanisë 0-0. Ky rezultat historik për ekipin tonë Kombëtar të futbollit dhe skualifikimi i nënkampionëve të botës e riktheu vendin tonë të harruar në Evropë përmes futbollit të luajtur me aq pasion e dashuri nga ai ekip i jashtëzakonshëm që është gdhendur thellë në kujtesën dhe zemrën e të gjithë sportdashësve.

Të gjithë kujtojnë ende me nostalgji golin e paparë të Gjinalit, që vetëm arbitri nuk e pa!
Një homazh dhe vlerësim të veçantë për të mëdhenjtë, të cilët nuk jetojnë më, Loro Boriçi, Lin Shllaku, Josif Kazanxhi, Panajot Pano, Medin Zhega e Frederik Jorgaqi.
Një mirënjohje të veçantë për ata të cilët akoma na përcjellin ato emocione të paharruara si Koço Dinella, Alfred Gjinali, Teodor Vaso, Ramazan Rragami, Ali Mema, Sabah Bizi.
Respekt për të gjithë Ju

Si sot 51 vite më parë, Shqipëri-R.F.Gjermanisë 0-0. Ky rezultat historik për ekipin tonë Kombëtar të futbollit dhe…

Publiée par Ilir Meta sur Dimanche 16 décembre 2018