Presidenti Meta, mesazh të fortë politikës në muajin e Ramazanit/ Reflektoni, nuk ka vend për arrogancë

427
Sigal

Presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë sonte në një iftar me kryetarët e komuniteteve fetare, ku ka vënë edhe njëherë theksin te mesazhi që çon muaji i Ramazanit që është bashkimi dhe jo ndasia.

Meta u shpreh se për Zot dhe flamur shqiptarët e të e gjithë besimeve luftuan në krah të njërit tjetrit dhe u vetëflijuan për pavarësi dhe çlirim.

“Ata treguan qëndresë të pashoqe ndaj diktaturës dhe rrugëtuar të bashkuar në frymën e vëllazërisë, emancipimit dhe zhvillimit të vendit.

Muaji i Ramazanit  është lajmëtari i mesazheve të ngrohta për të gjithë besimtarët për ti ftuar ata të tregojnë vlerat më të larta njerëzorë, për të treguar më shumë dhembshuri, në veçanti për të varfërit, jetimët, të pamundurit.

Ju falenderoj nga zemra për mbështetjen në nismën për “Dhurimin e Gjakut|”.

Shqipëria është e njohur në të gjithë botën për shembullin e saj  të harmonisë fetare, që duhet ta ruajmë gjithmonë si sytë e ballit.

Toleranca dhe harmonia janë instrumenti më i mirë me të cilin përballemi dhe që sfidojmë rreziqet e kohëve moderne që falë globalimizmit kanë bërë që askiush të mos jetë më i mundur.

Ky atribut i vyer i popullit tonë duhet të manifestohet në çdo aspekt të jetës, në politikë, por kufdo në kulturë, familje etj.

Në këtë muaj të shenjtë nuk ka vend për zemrat krenare, aq më tepër për arrogancën dhe kokëfortësinë, po për përkushtim, përulësi dhe dashuri.

Gjatë këtij muaji politika duhet të jetë me reflektuese dhe të ketë më shumë besim pa harruar se nuk është vetëm besimi që i bën njerëzit të mirë, por mbi të gjitha janë veprat e mira dhe konkrete.

Besimi dhe aktet e mira në shërbim të komunitetit dhe kombit duhet të jenë burimi i reflektimit, dialogut, pajtimit, bashkëpunimit, siç thuhet në një nga Hadithet ‘Njeriu më i mirë është ai i cili është më i dobishëm për njerëzit”, tha Meta.