Presidenti Meta mesazh nga Bosnja: Do të sakrifikoja paqen për sovranitetin

490
Sigal

Presidenti Ilir Meta gjatë një vizite zyrtare në Bosnje Hercegovin nuk ka hezituar të japë përsëri një mesazh të koduar. Teksa shpërndan disa foto tek varri i shkrimtarit boshnjak Alija Izetbegović ka shkruar edhe një thënie nga shkrimtari i famshëm.

Meta përveç thënies se Alija Izetbegović që tregon patriotizmin në vetvete dhe sakrificën për popullin duket se ka një mesazh të koduar për politikën shqiptare dhe në veçanti për qeverinë.

Mesazhi i Presidentit Meta

Nga jeta plot privacione dhe sakrifica, e këtij burri të madh shteti si Alija Izetbegović, mjafton dhe kjo trashëgimi që ka lënë, për ta nderuar sa herë vij në Sarajevë.🇦🇱🇧🇦

“Do të sakrifikoja paqen për sovranitetin e Bosnje-Hercegovinës, po për paqen në Bosnje-Hercegovinë nuk do të sakrifikoja sovranitetin”.

Alija Izetbegović

ImageImage