Presidenti Meta merr pjesë në koncertin “Jehonat e lutjes” të organizuar nga “Albanian Excellence”

436
Sigal

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, mori pjesë në koncertin e organizuar nga “Albanian Exelence”. Presidenti Meta e ka quajtur këtë event, solemn dhe i ka cilësuar performuesit instrumentisë si “ambasadorë të shkëlqyer të Shqipërisë kudo në botë”.

Postimi i Presidentit Meta në Facebook:

Kënaqësi të merrja pjesë në koncertin solemn “Jehonat e lutjes” të organizuar nga “Albanian Excellence”, nën tingujt virtuozë të instrumentistëve shqiptarë, të cilët jetojnë në Greqi, Itali, Austri, Australi e SHBA dhe me intepretimin mahnitës të sopranos së njohur Dëshira Ahmeti Kërliu.
Krenar për këta ambasadorë të shkëlqyer të Shqipërisë kudo në botë