Presidenti Meta merr pjesë në analizën vjetore të veprimtarisë së Kontrollit të Lartë të Shtetit për vitin 2017

532
Meta: Problemet e arsimit të lartë nuk u takojnë vetëm universitete, qeverisë apo institucioneve, por i takojnë të gjithë shoqërisë.
Meta: Arsimi i lartë ndeshet ende me sfida mjaft të vështiradhe me vështirësipër zbatimin e ligjit të arsimit të lartë

Meta: Jam i bindur që të gjitha këto zgjidhen përmes një reflektimi vetëm pozitiv nga të gjithë aktorët, larg çdo komunikimi arrogant
Meta: Respektimi i autonomisë universitare dhe lirive akademike, standard i rëndësishëm për demokracinë e një vendi që dëshiron të jetë anëtar i BE
Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta mori pjesë sot në prezantimin e analizës së veprimtarisë së Kontrollit të Lartë të Shtetit për vitin 2017, ku ishin gjithashtu të pranishëm Kryetari i KLSH-së, Bujar Leskaj; Rektorja e Universitetit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit,KseanelaSotirofski, Auditori i Përgjithshëm i ZKA-së së Kosovës Besnik Osmani, Zëvendësauditori i Përgjithshëm i Zyrës Shtetërore të Auditimit të Maqedonisë Naser Ademi, Sekretari iPërgjithshëm i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave AnastasAngjeli, auditues me përvojë të KLSH-së, pedagogë, etj.
Në fjalën e Tij drejtuar të pranishmëve Presidenti Meta ushpreh:
“Do të duhet të flisja ndryshe pasi dëgjova këtë problematikë kaq të thelluar dhe të përgjithësuar nga z. Leskaj, megjithatë do të kemi raste të tjera dhe dua të shpreh kënaqësinë për angazhimin dhe përkushtimin në rritje tëkëtij institucioni të rëndësishëm, tëkëtij institucioni suprem tëaudititnë vendintonë, pasimirëmenaxhimi i financave publike si dhe ndërtimi i proceseve dhe sistemeve që rritin efiçencën dhe eliminojnë hapësirat për abuzim duke rritur transparencën dhe llogaridhënien, janë sfidat me të cilat Kontrolli i Lartë i Shtetit, përballet në përditshmërinë e punës së tij.

Performanca e qëndrueshme dhe në rritje e këtij institucioni gjatë viteve të fundit ka ardhur si rezultat i reformimit dhe modernizimit të praktikave audituesekonform standardeve ndërkombëtare të auditimit duke ndikuar drejtpërdrejt edhe në forcimin e mirëqeverisjes së institucioneve publike në vend.

Shtyllat kryesore mbi të cilat besoj se do të vazhdohet të bazohet veprimtaria e Kontrollit të Lartë të Shtetit janë pavarësia dhe profesionalizmi.

Do të doja të ndalesha në disa momente,qëi konsideroj si tejet të rëndësishme për rolin dhe vazhdimësinë e punës suaj.

Së pari, kompleksiteti i proceseve të globalizimit, o na përball të gjithëve me sfida të reja, deri diku të panjohura, për tejkalimin e të cilave kërkohet qasje si proaktive ashtu dhe inovatore.

Intensiteti i një sërë problematikash me karakter jo vetëm kombëtar siç janë çështjet e emigrimit, sigurisë kombëtare, ndryshimeve klimatike po vjen gjithmonë e në rritje, ndaj dhe qasja e kërkuar duhet të jetë reflektuese.

Kontrolli i Lartë i Shtetit nëpërmjet vlerësimit të performancës së vendimmarrjeve në këto fusha sensitive, duhet të kontribuojë drejtpërdrejtë në evidentimin dhe jetësimin e praktikave më të mira, duke garantuar përmbushjen e objektivave strategjike kombëtare.

Së dyti, në një kohë kur besueshmëria tek institucionet publike është në nivele jo fort inkurajuese, ruajtja e integritetit dhe legjitimitetit moral për institucionin e Kontrollit të Lartë të Shtetit mbetet një sfidë e rëndësishme.

Ju duhet të drejtoni nëpërmjet shembullit tuaj, duke përcjellë tek publiku, si dhe tek institucionet e tjera perceptimin e paanësisë, profesionalizmit dhe integritetit, duke qenë pararojë e reformimit të proceseve, që garantojnë transparencë dhe maksimizojnë interesin publik.

Së treti, në radhë, por jo për nga rëndësia, një moment që lidhet drejtpërdrejt me misionin tuaj, është domosdoshmëria dhe nevoja që ekziston për të rikthyer besimin tek institucionet publike dhe vendimmarrja e tyre.

Ky besim është barometri më i mirë për performancën e këtyre institucioneve si dhe tregues i përafrimit të standardeve të aplikuara në menaxhim me ato të vendeve të Bashkimit Evropian ku duam të anëtarësohemi.

Gjithashtu, një moment tjetër i rëndësishëm për të ruajtur një shërbim të besueshëm, është përmirësimi i vazhdueshëm i trupës audituese. Është e vërtetë që trupa audituesecertifikohet si e tillë, pas një programi trajnimi dhe testimi profesional, por ky trajnim duhet të jetë i vazhdueshëm dhe t’u përgjigjet kërkesave të kohës. 

Edhe statistikat që paraqiti sot z. Leskaj për sa i takon rritjes së periudhës dhe cilësisë së trajnimit të KLSH-së janë një tregues i rritjes dhe i kualifikimit të vazhdueshëm të kësaj trupe, një proces i domosdoshëm që besoj se do të vazhdojë më tej në të ardhmen.

Sepse legjislacioni dhe aktet nënligjore janë njëkohësisht të ndryshueshme, dhe normalisht që interpretimi mbi zbatimin e tyre bëhet i vështirë, pasi audituesit do t’i duhet t’i referohet veprimit apo shkeljes dhe bazës ligjore që ka rregulluar një marrëdhënie të caktuar në një kohë të caktuar.

Kjo kërkon njohuri të thelluara në fushën ku kryhet auditimi, dhe nëse kjo nuk realizohet do të kemi përcaktime të gabuara të konkluzioneve audituese dhe rekomandime të paazhornuara për përmirësimin e performancës.

Prandaj zhvillimet e kohës kërkojnë qënjohuritë e secilit të jenë në përmirësim të vazhduar, dhe kjo do të jetë sfidë e përhershme për institucionin e Kontrollit të Lartë të Shtetit që unë dëshiroj të shpreh besimin dhe mbështetjen time se ju do ta përballoni me sukses!

Ndaj pa u zgjatur më tej, pasi mendoj se konkluzionet e z. Leskaj ishin mjaft thelbësore, po kështu edhe Profesor Angjeli, edhe në emër të Kuvendit, jam i bindur se do të japë ide edhe më konkrete, pasi bashkëpunimi i Kuvendit me Kontrollin e Lartë të Shtetit është shumë i rëndësishëm, dua t’ju falënderoj jo vetëm për ftesën për të marrë pjesë në këtë veprimtari të këtij Institucioni shumë të rëndësishëm, por njëkohësisht t’ju falënderoj edhe për vendin, për auditorin që keni zgjedhur, për këtë Universitet të ri, ende, i Durrësit, por që mban emër të madh! Dhe t’ju uroj gjithashtu të gjithë pedagogëve, trupës akademike, studentëve suksese në rritjen e mëtejshme të këtij Universiteti, jo vetëm sasiore, por edhe cilësore!

Të gjithë duhet të jemi më të vëmendshëm ndaj universiteteve! Duhet të jemi edhemë mbështetës, pasi problemet e arsimit të lartë nuk u takojnë vetëm universitete, qeverisë apo institucioneve, por i takojnë të gjithë shoqërisë. Dhe ne e dimë se arsimi i lartë ndeshet ende me sfida mjaft të vështira. Njëkohësisht edhe me vështirësi dhe sfida për zbatimin e ligjit të arsimit të lartë, por jam i bindur që të gjitha këto zgjidhen përmes një reflektimi vetëm pozitiv nga të gjithë aktorët, larg çdo komunikimi arrogant, i cili nuk na ndihmon për t’i konsoliduar reformat dhe për të përmirësuar impaktin e tyre në shoqëri, aq më tepër tëtë rinjtë dhe te fëmijët tanë.

Kështu që edhe njëherë sukses edhe Universitetit ‘Aleksandër Moisiu’ dhe dua të shpreh bindjen time që respektimi i autonomisë universitare dhe lirive akademike është një standard i rëndësishëm për demokracinë e një vendi që dëshiron të jetë anëtar i barabartë me gjithë vendet e tjera në Bashkimin Evropian.

Dhe me këtë rast falënderoj Kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit që bashkëpunonme universitetet, sepse këtu shikoj edhemjaft pedagogë të mi të Fakultetit të Ekonomisë me mjaft përvojë në fushën e financave publike!

Faleminderit dhe suksese!”
Sigal