Presidenti Meta me kryebashkiakun e Napolit

117

Presidenti Ilir Meta ndodhet sot në Napoli të Italisë. Kreu i shtetit është takuar me kreun e bashkisë së këtij qyteti, Luigi Demagistris.

Në një foto të publikuar në Facebook, Presidenti shkruan: “Kënaqësi të vizitoj Napolin dhe të takoj kryebashkiakun, Luigi Demagistris. Një miqësi në shekuj që nga koha e heroit tonë kombëtar Skënderbeu. Mirëpresim kryetarin De Magistris të vizitojë Shqipërinë“.