Presidenti Meta: Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje si ajo e Prespës

494
Sigal

Kreu i Shtetit Ilir Meta thekson se dialogu mes Serbisë dhe Kosovës duhet të jetë një shembull i ngjashëm me Marrëveshjen e Prespës.

Meta nënvizon se ky bashkëpunim kërkon edhe një koordinim më të mirë ndërmjet Bashkimit Evropian dhe SHBA-ve.

‘Ngjashëm me shembullin e Marrëveshjes së Prespës, mbeten jetike dhe të domosdoshme si bashkëpunimi i përgjegjshëm dhe serioz ndërmjet dy vendeve, Kosovës dhe Serbisë, ashtu edhe një koordinim më i mirë ndërmjet Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbi perspektivën e dialogut dhe të rajonit’- shkruan Meta.