Presidenti Meta: Kënaqësi të takoja sot Ambasadorin e ri të Zelandës së Re, theksuam bashkëpunim në fushat e ekonomisë e tregtisë

461
Sigal

Presidenti i Republikes se Shqiperise ne nje status ne rrjetin social Facebook shpreh kenaqesin e takimit me Ambasadorin e ri të Zelandës së Re, z.Anthony George Simpson, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Postimi i plote…

Kënaqësi të takoja sot Ambasadorin e ri të Zelandës së Re, z.Anthony George Simpson, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.
Shqipëria dhe Zelanda e Re, ndonëse gjeografikisht larg, ndajnë të njëjtat vlera dhe vizione për demokracinë, zhvillimet ndërkombëtare e multilateralizmin, çka përbëjnë një bazë të fortë për forcimin e miqësisë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve e popujve tanë.
Theksuam rëndësinë e rritjes së kontakteve ndërmjet njerëzve dhe shfrytëzimin e potencialeve për një bashkëpunim më të madh në fushat e ekonomisë e tregtisë.