Presidenti Meta i jep titullin “Mjeshtër i Madh” futbollistit Edvin Murati: “Vlerësoj kontributin e tij në promovimin e Shqipërisë”

552
Sigal

Presidenti Meta i cili ndodhet në Paris, i ka dhënë ditën e sotme titullin “Mjeshtër i Madh” futbollistit shqiptar Edvin Murati. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kreu i Shtetit nëpërmjet një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook.

“Së bashku me vlerësimin për kontributin e tij në promovimin e Shqipërisë në Francë, një urim të veçantë për të me rastin e ditëlindjes dhe për familjen e tij të dashur”- shkruan Presidenti Meta në statusin e tij.

Më poshtë statusi i plotë i Metës:

Sot në qytetin e klubit të famshëm të futbollit Paris-Saint-Germain, pata kënaqësinë e veçantë t’ i akordoja yllit të futbollit tonë, Edvin Murati titullin: “Mjeshtër i Madh”. Së bashku me vlerësimin për kontributin e tij në promovimin e Shqipërisë në Francë, një urim të veçantë për të me rastin e ditëlindjes dhe për familjen e tij të dashur, këtë investim të bukur në marrëdhëniet mes vendeve dhe popujve tanë.