Presidenti Meta i ftuar i nderit në iftarin e Myftinisë së Korçës

641
Sigal

Presidenti i republikës Ilir Meta, ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në iftarin e shtruar nga Myftinia e Korçës.

Përmes një postimi në facebook, Meta ka vlerësuar disa nga figurat më të shquara të komunitetit mysliman në Korçë, të cilat kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për vendin tonë.

Kënaqësi e veçantë të marr pjesë sot në iftarin e shtruar nga Myftinia e Korçës, në qytetin e patriotizmit, gjuhës, kulturës dhe bashkëjetesës fetare.

Kujtojmë figurat e mëdha kombëtare dhe fetare si Hafiz Ali Korça, patriot, mbrojtës i shquar i gjuhës shqipe, kontribues i rëndësishëm i pavarësisë së Shqipërisë dhe klerik i shquar shqiptar.

Në këtë javë të fundit të Muajit të Shenjtë të Ramazanit i uroj agjerim të mbarë besimtarëve të Korçës dhe të gjithë Shqipërisë dhe një urim të veçantë për Natën e Madhe të Kadrit.

Gëzuar dhe mbarësi!