Presidenti Meta, homazh për dëshmorët

121
Presidenti Ilir Meta, nëpërmjet facebook shpreh mirënjohjen dhe nderimin ndaj të rënëve në Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare!
Mirënjohje të përjetshme dëshmorëve të atdheut dhe heronjve të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare!
Është dita jo vetëm për të kujtuar veprën e tyre të lavdishme e të pavdekshme, por edhe për të reflektuar në mënyrë që Shqipëria të jetë një vend më i sigurtë, më i begatë, më i lumtur për të gjithë qytetarët e saj, ashtu siç e ëndërruan dhe për të cilën dhanë jetën dëshmorët që nderojmë sot.