Presidenti Meta: Gjermania mike dhe partnere strategjike e Shqipërisë

463
Sigal

Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në një takim lamtumire, ambasadoren gjermane në Tiranë, Susanne Schultz, e cila mbaron mandatin në Shqipëri.

Në fjalën e tij Presidenti Meta shprehu besimin më angazhimin e sinqertë dhe vendimtar të Bundestagut për të ndihmuar në rrugën drejt çeljes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian dhe për përparimin e vendit drejt standardeve demokratike europiane.

‘Sot prita në takimin e lamtumirës Ambasadoren gjermane Susanne Schütz, e cila mbaron mandatin e saj në Shqipëri.

Tek Gjermania mike dhe partnere strategjike e Shqipërisë do vijojmë të mbështetemi me besim dhe bashkëpunim gjithnjë e më të afërt.

Mirëpres angazhimin e sinqertë dhe vendimtar të Bundestagut për të ndihmuar në rrugën drejt çeljes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian dhe për përparimin e vendit drejt standardeve demokratike europiane”.-shkruan Meta.