Presidenti Meta: E pamundur të gjesh fjalë për të ngushëlluar Familjen Lala pas kësaj tragjedie të tmerrshme

565
Sigal

I veshur me të zeza. Kështu i përcjell sot Durrësi viktimat e tragjedisë së tërmetit katastrofik që tronditi vendin mëngjesin e së martës së 26 nëntorit.

Në pallatin e Kulturës në Durrës, u mbajtën homazhet për 8 viktimat e familjes Lala.Në homazhe morri pjesë Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta .Në mesazhin e tij, Kreu i Shtetit tha se nuk ka fjalë që mund të ngushëllojë familjen Lala pas kësaj tragjedie të tmerrshme. ”E pamundur të gjesh fjalë për të ngushëlluar familjen Lala pas kësaj tragjedie të tmerrshme. Zoti u dhëntë forcë për ta përballuar këtë dhimbje të pangushellueshme. Detyimi ynë për ti qëndruar pranë atyre gjithmonë”.