Presidenti Meta: Dixhitalizimi do lehtësojë procedurat noteriale

511
Presidenti i Republikës, ilir Meta mori pjesë në Kongresin e dytë të Noterëve që u organizua në ambientet e Katedrales Ortodokse. Gjatë fjalës së tij presidenti Meta u shpreh se problemet me noterinë do marrin fund dhe procedurat dot ë lehtësohen falë dixhitalizimit. Meta tha se roli i noterëve do të rritet në luftën kundër krimit të organizuar, do të rris bashkëpunimin midis institucioneve
Fjala e plotë:
Dixhitalizimi lehtësojnë procedurat, tashmë do marrin fund problemet që na kanë shoqëruar për disa vite me radhë.
Roli i noterëve do të rritet në luftën kundër krimit të organizuar, do të rris bashkëpunimin midis institucioneve, duke mbyllur kapitullin e problemeve për koordinim.
Dixhitalizimi do ndikoj edhe në rritjen e ekonomisë, kjo do të vihet re sapo ky projekt të vihet në zbatim, prandaj inkurajoj të gjithë noterët të vazhdojnë deri në realizimin e plotësisht të çdo pike të dixhatilizimit.
Përveç pikave që përmenda më lartë do ndikoj edhe në monitorimin e noterëve në bazë të ligjeve por pa cenuar privatësinë e asnjë noteri.
Ky projekt nxit shkëmbimin e përvojave midis ekspertëve, ky model noteri sjell një model të shkëlqyer.
Kostot e zhvillimit të dixhitalizimit janë pozitive. Ndryshimet ligjore do të sjellin ndryshime edhe në punën e noterit.
Sigal