Presidenti Meta dhe ish-presidenti kroat përshëndesin shqiptarët me simbolin e shqiponjës

611
Presidenti Ilir Meta ndodhet sot në Prishtinë për të marrë pjesë në ceremonitë zyrtare për 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Në faqen e tij zyrtare në Facebook, kreu i shtetit shqiptar ka postuar një foto me një politikan të njohur të rajonin, që ka dhënë kontribut të veçantë për shqiptarët e Kosovës dhe të Shqipërisë.
Meta është takuar me ish-presidentin kroat, Sipe Mesiç. Në foton e postuar në Facebook Meta dhe Mesiç përshëndesin shqiptarët me simbolin e shqiponjës.
“Të dashur miq, kënaqësi të takoja sot në Prishtinë në ditën e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, mikun tim dhe të kombit shqiptar, Stipe Mesiç, një burrë shteti i shquar”,- shkruan në faqen e tij në Facebook kreu i shtetit, Ilir Meta.
Sigal