Sigal

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka bërë një postim në profilin e tij në Facebook ku ka dhënë disa mesazhe për demokracinë.

“Demokracia nuk është dhënë një herë e përgjithmonë.
Demokracia nuk vjen si dhuratë dhe as qëndron si e tillë.
Demokracia duhet ruajtur, duhet mbrojtur, duhet zhvilluar sipas standardeve më të avancuara dhe siç e meriton një komb si i yni, që ka vuajtur shumë nga mungesa e saj.
Rinia e sotme, me shpirtin e lirë, energjinë, guximin e kurajon e saj, të udhëheqë proceset demokratike për europianizimin e plotë të vendit.”