Presidenti Meta dekreton refuzimin e emërimit të akademikut Skënder Gjinushi si kryetar i Akademisë së Shkencave

545
Sigal

Presidenti i vendit Ilir Meta ka refuzuar emërimin e akademikut Skënder Gjinushi si kryetar i Akademisë së Shkencave.

 D E K R E T

 “PËR REFUZIMIN  E EMËRIMIT TË AKADEMIKUT
SKËNDER GJINUSHI  SI KRYETAR I AKADEMISË SË SHKENCAVE”

Në mbështetje të neneve 57 pika 7, 92/g, 93, të Kushtetutës, neneve 3, 6 paragrafi 6, 6/1 germa “c”, 11 të ligjit nr. 9655, datë 11.12.2006 “Për Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, pasi shqyrtova kërkesën dhe praktikën e përcjellë nga Sekretari Shkencor i Akademisë së Shkencave me shkresë nr.89/41 prot., datë 24.05.2019, nëpërmjet të cilës kërkohet dekretimi për emërimin e zotit Skënder Gjinushi si Kryetar i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë.

Dekretoj;

 Neni 1

 Refuzimin e emërimit të akademikut Skënder Gjinushi si Kryetar i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë, sipas arsyetimit bashkëlidhur këtij dekreti.

 Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.


Nr. Dekreti 11223
Tiranë, më 11.07.2019

PRESIDENTI I REPUBLIKËS


ILIR META