Presidenti Meta dekreton me gradën “Gjeneral Brigade” Kolonel Bajram Rushitin

566
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar kolonel Bajram Rushit Begaj, me detyrë, shef i njësisë mjekësore ushtarake. Lajmi bëhet i ditur në një njoftim për shtyp nga Presidenca, ku saktësohet se Begajt i është dhënë grada madhore “gjeneral brigade”. Në njoftimin zyrtar thuhet se, vendimi i kreut të shtetit është bazuar në ligjin për “Pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të RSH”. Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, dekretoi sot me gradën madhore “Gjeneral Brigade”, kolonel Bajram Begaj. Në një njoftim për shtyp të Presidencës, bëhet e ditur se “në mbështetje të nenit 92, germa “d”, dhe nenit 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe të pikës 3, germa “a”, të nenit 9, të ligjit 64/2014 “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të RSH ”, i ndryshuar, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes, Presidenti Meta ka dekretuar kolonel Bajram Rushit Begaj, me detyrë “Shefi i Njësisë Mjekësore Ushtarake dhe zëvendësdrejtor Ushtarak i SUT”, me gradën madhore “Gjeneral Brigade””. Sipas njoftimit, ky dekret i firmosur nga Presidenti hyn në fuqi menjëherë. Pas marrjes së detyrës së Presidentit, Ilir Meta ka dekoruar disa personalitete.
Sigal