Presidenti Meta dekreton lirimin nga detyra të ambasadorit në NATO, Leonard Demi

659
Presidenti Ilir Meta ka dekretuar ditën e sotme lirimin nga detyra të Leonard Demit, ambasador në NATO, rezident. Në vend të tij, kryeministri Rama ka propozuar Visho Ajazin, i cili u dorë hoq nga kreu i SHISH.
DEKRETI I PRESIDENTIT

D E K R E T
PËR LIRIM AMBASADORI NGA DETYRA
Në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh”, nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 26, të ligjit nr. 23/2015 “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Kryeministrit,
D e k r e t o j:

Neni 1
Zoti Leonard Demi, lirohet nga detyra e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në NATO, rezident.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 10677
Tiranë, më 05.12.2017
PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META
Sigal