Presidenti Meta dekreton Helidon Bendon, kreun e SHISH

572
Sigal

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar Helidon Bendon si kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror.

Meta e dekretoi Bendon në postin e kryetarit të SHISH, 12 muaj pas emërimit të këtij të fundit.

Pas shkarkimit të Visho Ajazit nga posti i drejtorit të Shërbimit Informativ Shtetëror, detyrën e tij e ka marrë Helidon Bendo, nr 2 i këtij institucioni. Helidon Bendo ka marrë detyrën e zv. Drejtorit të SHISH në muajin prill të vitit 2016, si propozim i kryeministrit Edi Rama.

Kush është Helidon Bendo?

Bendo ka eksperiencë 21 vjeçare në SHISH ku ka mbajtur detyra të ndryshme si: Inspektor terreni, Kryetar Dege, Drejtor Drejtorie në disa Qarqe të vendit dhe Drejtor Drejtorie në AQ.

Bendo ka lindur më datën 12 Maj 1971 në qytetin e Korçës. Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë.

Ai është diplomuar në vitin 1993 për matematikë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, ka një master në studime për sigurinë, si edhe një trajnim tre-mujor në fushën e sigurisë pranë Universitet George Toën në SHBA.

Ka kryer edhe një sërë trajnimesh mbi çështje të sigurisë brenda e jashtë vendit.

Helidon Bendo ka qënë pjesë e studentëve të dhjetorit në vitin 1991. Ai është dekoruar nga presidenti Bujar Nishani me DEKORATËN “NDERI I KOMBIT”, në muajin shkurt të 2016.