Presidenti Meta dekreton ambasadorin e ri të Shqipërisë në Spanjë

437
Sigal

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka dekretuar emërimin e Gazmend Barbullushit, ambasador në Mbretërinë e Spanjës, rezident, si dhe në Mbretërinë e Marokut, në Republikën Islamike të Mauritanisë dhe në Principatën e Andorrës, jorezident.

Vendimi është marrë gjatë ditës së sotme nga presidenti Meta. Propozimi i Barbullushit si ambasador në Spanjë është bërë nga kryeministri Edi Rama.

Ambasada e Shqipërisë në Spanjë kishte muaj pa kreun e saj, ndërsa ishte vetëm i ngarkuari me punë.

Gazmend Barbullushi vjen nga një karrierë e gjatë në diplomaci, ku së fundmi ka mbajtur detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Jashtme.