Presidenti Meta dekreton 30 Qershorin 2019 si datën e zgjedhjeve vendore

591
Sigal

Zgjedhjet vendore do të zhvillohen të dielën e fundit të qershorit. Presidenti Meta pas takimeve që pati me krerët e partive parlamentare ka dekretuar dje datën kur do të mbahen zgjedhjet për pushtetin vendor.“Zgjedhjet do të mbahen ditën e diel, më datë 30 qershor 2019”- njofton presidenca.

DEKRET

PËR CAKTIMIN E DATËS SË ZGJEDHJEVE PËR ORGANET E QEVERISJES VENDORE

Në mbështetje të Nenit 92, shkronja “gj” dhe nenit 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe në zbatim të rregullave të parashikuara në nenin 9, paragrafi 1 dhe 2 dhe nenit 10, paragrafi 1 dhe 2 të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar,

D e k r e t o j

Neni 1

Zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të zhvillohen, ditën e diel, më datë 30 qershor 2019.