Presidenti Meta dekoron ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlut Cavusoglu

546
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka dekoruar ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlut Cavusoglu, duke e cilësuar atë një personalitet në nivel ndërkombëtar. Në ceremoninë e dekorimit të diplomatit turk në ‘Hotel Tirana’, Presidenti Meta vlerësoi kontributin e Turqisë për vendin tonë, si dhe marrëdhëniet historike që gëzojnë dy vendet.
Më tej, Kreu i Shtetit vlerësoi dhe kontributin e Turqisë në pavarësinë e Kosovës, duke thënë se ky kontribut është gdhendur fort në memorien e shqiptarëve.
“Për kontributin, por edhe si shprehje të marrëdhënieve historike të dy vendeve tona. Sot dy vendet tona kanë një bashkëpunim në të gjitha fushat, janë anëtare të NATO, por dhe kontribuuese aktive në luftën kundër terrorizmit. Turqia ishte ndër vendet e para që mbështeti mëpërkëmbjen e Shqipërisë. Në memorien e shqiptarëve është gdhendur fort roli i Turqisë në pavarësinë e Kosovës. E vlerësojmë shumë çfarë ka bërë Turqia për ne, veçanërisht tre dekadat e fundit. e ardhmja e bashkëpunimit mes dy vendeve tona do jetë më e fortë, e sigurt dhe më e qëndrueshme. Sot jetojmë në një botë më të trazuar se kohë më parë, mjafton të përmendim krizat, miliona e miliona refugjatë”, tha Meta.
Sigal