Presidenti Meta: Arsim dhe kualifikim për gratë dhe vajzat në zonat rurale

431
Sigal

Presidenti Ilir Meta në kuadër të “Javës së gruas” mori pjesë sot në një aktivitet të organizuar nga UN Women, në Gjinar të Elbasanit.

Gjatë fjalës së mbajtur në këtë aktivitet, Presidenti Meta u ndal në rëndësinë që kanë gratë në emancipimin dhe zhvillimin e shoqërisë.
“Gratë janë motor i fuqishëm progresi dhe emancipimi i shoqërisë. Të drejtat dhe nevojat e grave dhe vajzave në zonat rurale mbeten të paadresuara”,- tha Presidenti.
Nga ana tjetër, Presidenti ngriti shqetësimin për mos pagesën e dhe informalitetin në punësimin e grave dhe të vajzave. “Përveç varfërisë dhe nivelit të ulët arsimor në zonat rurale, shqetësuese edhe niveli i lartë informalitet dhe puna e papaguar e grave dhe vajzave. Gratë dhe vajzat në zonat rurale kanë nevojë për akses të plotë në arsimim dhe kualifikime profesionale”,- u shpreh Presidenti, Ilir Meta.
Kreu i shtetit propozoi që në skemën e granteve dhe kredive tu krijohen më shumë lehtësira grave dhe vajzave. “Strategji e zhvillimit rural duhet të synojë rritjen e të ardhurave për familjet shqiptare, rritjen e prodhimit bujqësor dhe reduktimin e varfërisë. Shumëfishim i skemat e granteve, e subvencioneve dhe garancive bankare. Promovim i skemave të mikro-financës dhe kredive agrare me interesa të butë për sipërmarrjet e vogla dhe të mesme të grave dhe vajzave në zonat rurale. Zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe social duke rrëzuar barrierat që pengojnë aktivizimin aktiv të gjysmës së popullsisë në jetën ekonomike, politike dhe sociale të vendit”,- tha Presidenti Ilir Meta.