Presidenti Meta apelon për më shumë financime buxhetore në universitetet publike

542
Sigal

Presidenti i Republikës Sh. T. Z. Ilir Meta gjatë ceremonisë së dekorimit të juristit të shquar Aleks Luarasi, mes të tjerash apeloi dhe theksoi nevojën e një angazhimi më serioz për rimëkëmbjen infrastrukturore dhe përmirësimin e cilësisë së edukimit në universitetet tona publike.

“Gjykoj se arsimi universitar publik dhe jo-publik duhet të krijojnë sinergji bashkëpunimi në pregatitjen akademike dhe profesionale të studentëve për tju përgjigjur sa më mirë aspiratave të shoqërisë, reformave të shtetit dhe kërkesave të tregut të punës.

Performanca dhe niveli i arsimimit dhe edukimit të brezit të sotëm është tregues i progresit së gjithë shoqërisë në të ardhmen.

Krahas mbështetjes së iniciativave dhe investimeve private në fushën e arsimit jo-publik, apeli im sot shkon për një angazhim më serioz për rimëkëmbjen infrastrukturore dhe përmirësimin e cilësisë së edukimit në universitetet tona publike, ku dhe shumica e të rinjve ndjekin studimet e tyre.

Është tepër shqetësuese fakti që universitetet tona publike, përveç problemeve të menaxhimit të brendshëm akademik dhe administrativ, mbeten prapa në procesin e akreditimit në raport me universitet jo-publike. Duhet bërë çdo përpjekje për të reformuar rrënjësisht universitetet publike dhe për të rikthyer prestigjin dhe vlerësimin që meritojnë.” – u shpreh Presidenti Meta gjatë fjalës së tij.