Presidenti Macron anulon vizitën në Tiranë

595
Sigal

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka anuluar vizitën që kishte planifikuar në Shqipëri për datën 4 Dhjetor në Tiranë. Burime të sigurta bëjnë me dije se ndoshta vizita e anuluar e Presidentit Macron në Tiranë ka të bëjë me një delegacion gjerman që vizitoi kohë më parë Tiranën, të cilët kishin dalë të shokuar nga takimi me Edi Ramën. Pyetjes së tyre, se si do ta bindte Presidentin francez Macron për hapjen e negociatave, kryeministri Rama ishte përgjigjur: “Macron nuk më kupton”. Më pas kishte filluar të vizatonte pa bërë asnjë bisedë me delegacionin e lartë gjerman. Gjermanët ishin larguar nga zyra e kryeministrit shqiptar të shokuar. Dje Presidenti Ilir Meta është takuar me Presidentin Macron në Paris ku po marrin pjesë shumë personalitete botërore. Por mësohet se Manuel Macron që kishte premtuar të ishte i pari President francez që do vizitonte Tiranën, e ka anuluar vizitën që do mbante, më 4 dhjetor. Pak ditë më parë edhe kryeministri izraelit Netanjahu, që do bëhej i pari kryeministër izraelit, që do vizitonte Tiranën, e anuloi edhe ai vizitën e planifikuar, për datën 1 Nëntor.