Presidenti: KQZ ta zbatojë, dekretin e hedh poshtë veç Kushtetuesja

98

Bledar Dervishaj, këshilltari ligjor i presidenti të Shqipërisë, Ilir Meta në një konferencë për mediat pasditen e sotme është shprehur se dekreti është i detyryeshëm.

‘Dekreti i Presidentit për anulimin e dekretit të zgjedhjeve për 30 qershorin është marrë i bazuar në argumentet kushtetuese.

Ai është në fuqi dhe i zbatueshëm për të gjithë. Akti i presidentit, referuar praktikës kushtetuese dhe argumenteve mbi bazën e të cilës është marrë, e bën dekretin e presidentit një akt me natyrë krejt të veçantë dhe askush tjetër përveç Gjykatës Kushtetuese nuk mund të gjykojë.

Dekreti i Presidentit i është dërguar KQZ-së për zbatim dhe çdo akt tjetër është i ndëshkueshëm nga ligji.

Çdo aktor apo kushdo që është kundër këtij dekreti mund ta dërgojë atë akt në Gjykatën Kushtetuese apo gjykatë që mendojnë se mund të gjykojnë’, tha Dervishi.

Presidenca ne konference per shtyp, keshilltari ligjor i Kreut te Shtetit, Bledar Dervishaj shpjegon vendimin e Presidentit te Republikes per anulimin e zgjedhjeve te 30 Qershorit

Presidenca ne konference per shtyp, keshilltari ligjor i Kreut te Shtetit, Bledar Dervishaj shpjegon vendimin e Presidentit te Republikes per anulimin e zgjedhjeve te 30 Qershorit

Gepostet von SYRI.net am Donnerstag, 13. Juni 2019