Presidenti: Janë marrë të gjitha masat për të përballuar rrezikun

446
Autoritetet shqiptare kanë marrë të gjitha masat për të përballuar rrezikun e terrorizmit, me të cilin përballet Shqipëria, sikurse dhe vendet e tjera demokratike.Garancia është dhënë nga Presidentit i Republikës, Bujar Nishani, i cili tha se beteja ndaj terrorizmit është një betejë globale. Kreu i Shtetit ishte në Ambasadën franceze, ku shprehu ngushëllime për sulmin e 13 nëntorit që shkaktoi 129 viktima.
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, thotë se Shqipëria si një vend i lirë dhe tolerant nuk është e rrezikuar nga ekstremistët, sikurse edhe vendet e tjera që kanë të njëjtat vlera.
Por Kreu i Shtetit, tregohet i vëmendshëm të ulë shqetësimin e shqiptarëve, duke garantuar se autoritetet shqiptare dhe institucionet ligjzbatuese kanë marrë të gjitha masat për të përballuar rrezikun
Ora News e pyeti Presidentin, nëse do të therrasë Këshillin e Sigurisë për t’ë kërkuar më shumë ndërveprime mes institucioneve dhe shërbimeve inteligjente për rrezikun ekstremist.
Kreu i Shtetit i bëri komentet pasi shprehu ngushëllime në Ambasadën e Francës në Tiranë, për humbjen e 129 jetëve si pasojë e sulmeve terroriste ne Paris.
Sigal