Presidenti italian, Napolitano, vizitë sot në Tiranë

36

Presidenti i Italisë, Giorgo Napolitano, pritet të vizitojë sot Tiranën në kuadër të një vizite zyrtare dy ditore, ku pritet të takojë të gjithë figurat e larta politike në vend. Vizita e Napolitanos u paralajmërua nga ambasadori i Italisë, por dhe Kreu i Parlamentit Ilir Meta, të enjten më 27 shkurt në seancën plenare në parlament. “Në datat 4 dhe 5 mars do të vizitojë vendin tonë Presidenti i Italisë, i cili do të mbajë edhe një fjalë në sallën e seancave ditën e mërkurë në orën 11:30”,- tha Meta në Parlament.