Presidenti Ilir Meta vizitë në Manastir, shqiptarët dalin dhe e presin në rrugë

594
Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ndodhet prej dy ditësh në Maqedoni, ku ka takuar krerët më të lartë të shtetit, si dhe kryetarët e partive politike shqiptare.
Meta ka zgjedhur të mbyllë vizitën e tij dy ditore, në qytetin e Manastirit, ku është pritur mjaft ngrohtë nga shqiptarët e këtij qyteti.
Ai ka preferuar të dalë në këmbë në rrugët e qytetit ku është pritur nga mijëra shqiptarë.


Sigal