Presidenti Ilir Meta vizitë në Fakultetin e Gjeologji Minierave të Universitetit Politeknik të Tiranës

584
Të fuqizojmë dhe rrisim potencialin e gjeo-turizmit, për të promovuar Shqipërinë. Kështu është shprehur presidenti Ilir Meta gjatë vizitës së tij në fakultetin e Gjeologji Minierave të Universitetit Politeknik të Tiranës, në kuadër të “Javës Botërore të Inovacionit dhe Krijimtarisë”.
Duke folur para studentëve, Meta tha se duhet pasuruar më tej tradita dhe trashëgimia elitare e brezave të inxhinierëve të zotë. “Ju inkurajoj për të qenë ekselentë, integrimi më i mirë i vendit nëpërmjet arsimit. Fakulteti i Gjeologji Minierave, në “ajkën” e arsimit të lartë dhe punës kërkimore në Shqipëri. Prej dekadash stafi akademik i Fakultetit të Gjeologji Minierave ka një kontribut të jashtëzakonshëm në përgatitjen e specialistëve të gjeologjisë, minierave dhe hidrokarbureve. Duhet të vlerësojmë dhe pasurojmë më tej traditën dhe trashëgiminë elitare të brezave të inxhinierëve të zotë.
Presidenti Meta tha më tej se “Shqipëria është një vend i bekuar nga Zoti me kaq shume burime nëntokësore dhe natyrore”. Këto pasuri kombëtare tha ai, të shfrytëzohen me racionalitet, në funksion të zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm, pasi Shqipëria ka nevojë për një politikë vizionare dhe zhvillimore.
“Mbetet prioritet ruajtja e mjedisit dhe e Gjeo-monumenteve: Parqet, Zonat e mbrojtura, burimet termale, lumenjte, liqenet etj”, tha më tej Meta.
Sigal