Presidenti Ilir Meta vizitë fëmijëve të sëmurë dhe mjekëve në QSUT

165
Presidenti Ilir Meta ka vizituar mbrëmjen e sotme repartin e ‘Onkohematologjisë’ në QSUT.
Pas mesazhit në “Top Channel” të vogëlushes së sëmurë, Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur që vizitën e fundit dhe urimin e vitit te ri ka vendosur ta bëjë tek fëmijët e sëmurë dhe prindërit e tyre.
Presidenti Meta ka vizituar edhe stafin mjekësor që natën e vitit të ri do ta kalojnë e kalojnë në shërbim të të sëmurëve.
Mesazhi i presidentit Ilir Meta:
Përmes kësaj foto me Amelian, vogëlushen nga Fieri që do e presë Vitin e Ri këtu në QSUT, ju uroj të gjithë fëmijëve me probleme të shëndetit: “Gëzuar Vitin e ri 2018”!
Më shumë kurajo e shpresë, kujdes e solidaritet, për një shëndet më të mirë e për më shumë gëzime e lumturi në familjet e tyre!
Shumë urime edhe për të gjithë personelin mjekësor që sot e presin ndërrimin e viteve larg familjeve të tyre të shtrenjta, por pranë fëmijëve dhe qytetarëve që kanë nevojë për kujdes e solidaritet sot.

ImageFOTO/ Presidenti Ilir Meta vizitë fëmijëve të sëmurë dhe mjekëve në QSUT