Presidenti Ilir Meta uron Jens Stoltenberg për rizgjedhjen si Sekretar i Përgjithshëm të NATO-s

468
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka uruar sot Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, për zgjatjen e mandatin.
Në urimin e tij Meta i ka shprehur Jens Stoltenberg-ut, mbështetjen e plotë të Shqipërisë në përmbushjen e misionit të NATO-s.
‘Përshëndes rizgjatjen e mandatit të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, duke i uruar suksese zotit Jens Stoltenberg, e siguroj për mbështetjen time të plotë dhe të Shqipërisë, në përmbushjen e misionit të tij shumë të rëndësishëm në drejtim të Aleancës përballë sfidave dhe kërcënimeve të sotme globale’, shkruan Kreu i Shtetit në Facebook.
Sigal