Presidenti Ilir Meta, tur në këmbë nëpër Alpet Shqiptare, ja mesazhi i tij

515
Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka zhvilluar një tur në këmbë në veriun e Shqipërisë duke promovuar në këtë mënyrë bukuritë e Alpeve Shqiptare, Luginën e Valbonës dhe Thethin. Gjatë kësaj vizite Meta ka është ndalur edhe te ‘Syri i Kaltër’, një tjetër bukuri natyrore që ofron parku kombëtar i Thethit. Presidenti është shprehur i mrekulluar nga bukuritë natyrore që ofrojnë Alpet shqiptare, teksa i ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të mos e humbasin mundësinë që të vizitojnë këto vende të rralla turistike. “Mos mendoni, të dashur miq, se jam në Tirol të Austrisë apo diku tjetër në Alpet e Evropës. Jam te ‘Syri i Kaltër’ në Theth të Shqipërisë, në Alpet më të bukura në botë. Mos e humbisni mundësinë për të vizituar ‘Syrin e Kaltër’ këtu në Theth në zemrën e Alpeve tona”, – thotë presidenti i Shqipërisë Ilir Meta.
Sigal