Presidenti Ilir Meta, të hënën në Top Story

478
Ilir Meta merr të hënën detyrën madhore të Presidentit të Republikës, një muaj pas zgjedhjeve, ku ish partia e tij nuk arriti një rezultat kushtëzues për qeverinë e Edi Ramës.
Nga e hëna, një perspektivë e re dhe e panjohur hapet për ish kryeministrin dhe ish kryetarin e kuvendit, pas një fushate, ndër më të ashprat e tij kundër socialistëve. 
A do dijë ai të jetë president mbi palët? A do ti qëndrojë atyre që tha në fushatë, tani që do jetë kryetar i shtetit? A do ta dekretojë ai qeverinë me njerëz që akuzohen nga LSI se kanë vjedhur zgjedhjet dhe kanë mbyllur sytë ndaj mbjelljes së hashashit? 
A do dijë ai të mbajë distancë politike nga bashkëshortja e tij, tashmë drejtuese e opozitës? A do dijë ai të jetë një president i lirë dhe pa të meta për shqiptarët. 
Presidenti Ilir Meta flet për Sokol Ballën, një orë pas marrjes së detyrës, të hënën në ora 21:00, në Top Story.
Sigal