Presidenti Ilir Meta takohet me Princin e Monakos, Albertin II

458
Presidenti i Republikës, SH.T.Z Ilir Meta u takua sot në Marsejë me Lartësinë e Tij, Princin Albert II të Monakos.
Presidenti Meta gjatë takimit theksoi se dy vendet tona kanë një orientim të përbashkët në politikën e jashtme, ndaj inkurajoi më tej zhvillimin e dialogut politik.
Presidenti i Republikës vuri në dukje se është në interes të dy vendeve forcimi i bashkëpunimit veçanërisht në fushat ku Principata e Monakos luan rol të veçantë, si në zhvillimin e qëndrueshëm dhe në atë të ruajtjes së mjedisit në pellgun e Mesdheut.
Presidenti Meta vlerësoi përkushtimin e Princit Albert II dhe angazhimin e tij serioz në fushën e biodiversitetit dhe mbrojtjen e ambientit duke e ftuar për të vizituar Shqipërinë e në veçanti zonën e Sazan-Karaburunit, ku synohet realizimi i një projekti të rëndësishëm mjedisor.
Lartësia e Tij, Princi Alberti II e pranoi me kënaqësi këtë ftesë dhe shprehu angazhimin e tij për një bashkëpunim më të ngushtë midis dy vendeve.


Sigal