Presidenti Ilir Meta takim me përfaqësues të Shoqatës së Invalidëve Para-Tetraplegjikë dhe të Shoqatës së të Verbërve

809
Presidenti i Republikës, SH.T.Z Ilir Meta, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar, zhvilloi sot një takim me përfaqësues të Shoqatës së Invalidëve Para-Tetraplegjikë dhe të Shoqatës së të Verbërve të Shqipërisë.
Në këtë takim, Presidenti Meta ju garantoi mbështetje e dialog të përhershëm dhe u angazhua të nxisë institucionet shtetërore dhe shoqërinë civilë t’ju kushtojnë më tepër vëmendje sfidave për integrimin e tyre të plotë në shoqëri.
Përfaqësuesit e Shoqatës së Invalidëve Para-Tetraplegjikë dhe të Shoqatës së të Verbërve të Shqipërisë, e njohën Presidentin me problematikat e tyre dhe e falenderuan për vëmendjen dhe dialogun.


Sigal