Presidenti Ilir Meta pritet nga shqiptarët e Mexhitlisë

502
Sigal

Presidenti, Ilir Meta ndodhet në Maqedoni, ku gjatë ditës së djeshme ka vizituar Manastirin dhe ka dhuruar qindra Abetare.

Gjatë kësaj vizite,  Presidenti Meta ka shkuar edhe në fshatin Mexhitli të Manastirit.

Ky është një nga fshatrat me shumicë shqiptare në Maqedoni.

Presidenti Ilir Meta është pritur nga autoritetet vendore dhe nga dhjetëra banorë të cilët kanë dalë në rrugë, duke i uruar mirëseardhjen.

“Nder dhe privilegj i veçantë të takohesha sot me vëllezërit tanë të fshatit Mexhitlije në Manastir, aty ku buron uji i thartë Peristerka dhe ku shqiptarët jetojnë prej shekujsh në trojet e tyre etnike. Një takim mjaft i përzemërt me shqiptarët e Mexhitlije (Manastir), fshatit më skajor në kufi me Greqinë. Ndamë së bashku bindjen se kohë më të mira po vijnë edhe për ta, me perspektivat e reja të anëtarësimit në NATO të Maqedonisë dhe çeljes së negociatave me BE vitin e ardhshëm. Mirënjohje të gjithë atyre që qëndruan në kohë të vështira si shqiptarë dhe ruajtën me krenari gjuhën kombëtare, Alfabeti i së cilës u themelua në Manastir për t’i bashkuar shqiptarët kudo.” -shkruan Presidenti Meta në Facebook.

Image may contain: 1 person, smiling, standing, snow and outdoor

Image may contain: 6 people

Image may contain: 9 people, people smiling, people standing and outdoor